Këtu janë gjashtë teste që duhet përballur, për të arritur sukses.

Kur shumica e njerëzve mendojnë për potencialin ndërmarrës, ata kanë tendencë të mendojnë rreth kategorive intelektuale të të menduarit. Sa keni njohuri dhe shkathtësi rreth biznesit? Sa keni eksperiencë në këtë industri? A jeni mjaft kreativ për të gjetur qasje të reja inovative?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të rëndësishme, por ata injorojnë një fushë të tërë të tipareve ndërmarrëse që janë të lidhura me shëndetin emocional dhe psiqik. Ndërmarrësia është një fushë që kërkon shumë, dhe nëse nuk jeni mentalisht të përgaditur për këtë sfidë, ajo mund të bëjë më shumë se sa të shkatërrojë përpjekjet e juaja për të pasur sukses në biznes.

A keni atë çfarë ju duhet? -mentalisht dhe emocionalisht, për tu bërë ndërmarrës? Këtu janë gjashtë teste, të cilat duhet të jeni të gatshëm t’i përballni, nëse dëshironi të bëheni një ndërmarrës:

Fatkeqësitë

Së pari, duhet të jeni të përgaditur për t’u përballur me fatkeqësitë. Ju do përballeni me sfida dhe kundërshtime, përderisa jeni duke u munduar ta zhvilloni biznesin tuaj për ta bërë një ndërmarrje të suksesshme, qoftë kjo si pasojë e një konkurrenti të ri, apo një strategjie të marketingut të cilës nuk mund t’i përshtateni. Eksistojnë disa përgjigje potenciale për fatkeqësinë, por dy më të mëdhatë janë frika dhe të qenurit elastik.

Me frikën, ju mund të hiqni dorë, ose mund të vazhdoni të ecni përpara të duroni stresin, dyshimet dhe frikën që ndikojnë në punën tuaj në të ardhmen. Me të qenurit elastik, ju do ta shihni fatkeqësinë në një mënyrë më të shëndoshë, duke e kuptuar atë si një pengesë të përkohshme, dhe do të angazhoheni për të punuar rreth saj.

Mendoni rreth shembujve të mëparshëm në jetën tuaj; Sa jeni të aftë për t’u përballur me fatkeqësitë?

Presioni

Nuk është sekret që kompanitë “startup” janë ambiente me presion të lartë, dhe si një ndërmarrës, ju do të gjindeni në karrikën e nxehtë. Do të keni punë me investitorët, të cilët do ju kërkojnë pagesat për fitimet e tyre, me klientët që do shtyejnë afatet e fundit për pagesa, dhe që do të kërcënojnë të braktisin kompaninë tuaj, ndërsa në anën tjetër do të keni anëtar të ekipit, të cilët do të shqetësohen rreth të ardhmes së kompanisë.

Sa mirë mund të funksioni në një mjedis me presion të lartë?

Përgjegjësia

Në krye të kësaj, ju do të përballeni më një nivel të përgjegjësisë, më të cilin mund të mos jeni mësuar. Nuk qëndron askush përkrah jush, që të ju ndihmoj t’i merrni vendimet, apo të ndajë përgjegjësinë me ju, kur gjërat shkojnë keq. Nuk do të jetë askush nën ju, qoftë duke marrur vendime më të mëdha pa pëlqimin tuaj (të paktën në fazat e hershme).

Ju do t’i merrni të gjithat vendimet e mëdha vetëm, dhe ju do të jeni përgjegjësi i vetëm nëse ndonjë gjë shkon keq. Investitorët tuaj, klientët dhe të punësuarit, të gjithë do ju fajësojnë juve, gjë që do ta bëjë procesin e vendimmarrjes edhe më stresues.

A jeni ju të përgaditur për t’u përballur me këtë nivel të përgjegjësisë?

Çështjet financiare

Pëveq nëse jeni tashmë të pasur, ju do të keni shume punë përpara, për të arritur sukes në “startup”-in tuaj. Performanca e kompanisë, do të ketë një ndikim direkt në sasinë e parave që ju do të gjeneroni, dhe në atë se çfarë lloj të ardhmeje krijoni për vetëveten. Kjo mund të bëjë që trajtimi i financave të kompanisë të jetë jashtëzakonisht stresues, dhe të ju vë në një pozicion të paqëndrueshëm (të paktën përkohësisht).

A mund të përballeni me këtë shkallë të pasigurisë financiare?

Lidershipi

Është e lehtë të shikosh disa nga ndërmarrësit më të suksesshëm dhe të famshëm, dhe të fantazosh rreth asaj se sa përfituese është të jesh lider. Por realitetet e lidershipit janë shumë më kërkuese. Ju duhet të qëndroni si një ndërmjetësues mes konflikteve potenciale të punëtorëve; ju duhet të qëndroni të gatshëm dhe të qetë në momentet tuaja më emocionale; dhe ju do të duhet të jeni shembull, gjatë gjithë kohës, qe ekipi juaj të ju ndjek.

A jeni mjaftueshëm stabil dhe i kontrollueshëm, për të qenë lider i ekipit tuaj?

Vetmia

Është një efekt anësor, shpeshherë i neglizhuar por i rëndësishëm i ndërmarrësisë. Ju do të ndiheni jashtëzakonisht të vetmuar. Ju do të jeni personi përgjegjës për shumicën e detyrave, dhe ju duhet të qëndroni të qetë, me vetëbesim, dhe të keni situatën nën kontroll, para ekipit tuaj, pa marrë parasysh se sa jeni duke u tunduar në brendësi. Në krye të kësaj, ju do të punoni me orë të tëra, zakonisht larg shtëpisë dhe familjes siç jeni mësuar. Nëse do të bëheni te suksesshëm, duhet të jeni të aftë të përballeni me një shkallë të vetmisë, por më e rëndësishmja, ju duhet të pranoni këto efekte dhe të merrni te lirë ca kohë për vetëvetën, kur ju nevojitet.

A jeni të përgaditur të përballeni me vetminë eventuale të ndërmarrësisë?

Vetëm ju e dini se sa jeni të pajisur për t’u marrë me këto pengesa të mëdha emocionale. Nuk ka shumë për të matur këtu- shancet janë që ju nuk keni një diplomë të mirqenies mendore, apo të keni “X vjet përvojë” në elasticitetin psikologjik, por është e rëndësishme për të kuptuar se kush jeni ju në dritën e këtyre pengesave të mundshme, para se të filloni rrugëtimin ndërmarrës.

Fatmirësisht, ka gjithmonë kohë për të përgaditur vetën tuaj. Nëse keni ngecur në një fushë të caktuar, qoftë durimi, menaxhimi i stresit, apo kapërcimi i emocioneve tuaja, ju mund të punoni në mënyrë proaktive rreth kësaj, përpara se të vendoseni në pozitën e ndërmarrësit. Mos i shihni dobësitë e juaja si të meta, por shini ato si mundësi për t’u zhvilluar.

Shkroi: stafi i Entrepreneur Media, Inc.

Burimi: https://www.entrepreneur.com/article/290176